
Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është i ftuari i sotëm i gazetarit Kushtrim Sadiku, në emisionin “Politiko”.
Ai gjatë intervistës ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, presidenten dhe kryeparlamentarin duke thënë se treshja është e gatshme që të shkaktojnë luftë vetëm për disa vota.
“Ata nuk përfaqësojnë interesat nacionale të Kosovës. Këta e kanë vetëm një qëllim, si me e ruajtë bazën elektorale”, ka thënë nder të tjerash kreu i AAK-së.
Ai tutja ka thënë që historia ka me dëshmu që Kurti nuk është i Kosovës, nuk është i aleatëve tonë. Ky është i kontraktuar prej armiqëve të shqiptarëve.
Këto dhe çështje tjera do të mund të ndiqni në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, duke filluar nga ora 20:20. /Gazeta10/