Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lojtari i Milanit i nënshtrohet operacionit, do të mungojë disa muaj

Gazeta10
21 December 2023 - 19:00

Tomasso Pobega u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni, pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Milanit ndaj Monzës. Klubi nga Milano, nëpërmjet një publikimi, ka bërë me dije se gjithçka ka shkuar mirë dhe se lojtarit do t’i duhen katër muaj për rikthimin.

“AC Milan komunikon se sot lojtari Tommaso Pobega iu nënshtrua një operacioni. Kjo ndërhyerje e kryer sot në Finlandë nga kirurgu Lasse Lempainen, në prani të mjekut të AC Milan, Dario Donato, ishte shumë e suksesshme. Koha e parashikuar e rikuperimit është katër muaj.” – Shkruan klubi.

Tommaso Pobega po luan sezonin e dytë nën drejtimin e skuadrës së Piolit. Në këtë edicion, lojtari ka luajtur 9 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.