Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deri në 2 orë e gjysmë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Gazeta10
23 December 2023 - 21:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se deri në 2 orë e gjysmë janë pritjet për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Pritje deri në 1 orë e 50 minuta ka edhe në Muçibabë dhe deri në 1 orë në pikën kufitare në Jarinje.

Në Merdarë dhe Bërnjak pritjet janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta.

Kolonat më të gjata për të hyrë në Kosovë janë tek Dheu i Bardhë, 1 mijë e 800 metra, pastaj në Muçibabë kolona është 950 metra, Merdarë 200 metra, në Jarinjë 150 metra dhe në Bërnjak 50 metra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.