
Në shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e reja për kryetar të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Një prej kandidatëve për pozitën e kryetarit po raportohet që do të jetë edhe avokati i njohur, Besnik Berisha.
Besnik Berisha aktualisht është duke ushtruar pozitën e avokatit. Në këtë pozitë ai ka pasur disa raste të mëdha dhe cilësohet ndër avokatët më të njohur në vend.
Aktualisht kryetar i OAK-ut është Behar Ejupi.