
Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit Toni Kroos në fund të këtij edicioni.
“Tuttosport” ka shkruar të hënën se Juventusi tashmë ka nisur bisedimet me mesfushorin gjerman, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Kroos ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij edicioni, ndërsa nuk dihet nëse do të mbetet pjesë e klubit spanjoll është edicionin e ardhshëm.
Te Juventusi janë të bindur se Kroos do të transferohet në Torino, pasi i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e tretë.
33-vjeçari prej vitit 2014 është pjesë e Real Madridit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bayern Munichu e Bayer Leverkuseni. Këtë edicion, ai ka 1 gol e 6 asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.