Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Spahiu: Nuk do të ketë luftë vetëm kur ta shohim flamurin e Kosovës në Beograd dhe atë të ‘Zajednicës’ në veri

Gazeta10
26 December 2023 - 21:42

Paralajmërimi i kryeministrit Albin Kurti ditë me parë se në Serbi po bëhen plane për të kryer sulme të reja kundrejt Kosovës. një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Sebisë në këtë kohë ditë me parë e ka përmendur edhe analisti Nexhmendin Spahiu.

Ai i ftuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ ka thënë se lufta mes këtyre dy shteteve mund të ndodh vetëm nëse dëshiron Amerika dhe Aleksandar Vuçiq.

“Do të këtë luftë vetëm nëse të dy palët janë të interesuar, pra amerikanët dhe Vuçiqi”, ka thënë Spahiu.

Megjithatë ai pret që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshjen e paqes sipas planit franko-gjerman.

“Nuk do të ketë luftë kur ta shohim flamurin e Kosovës në Beograd dhe atë të ‘Zajednicës’ në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.