Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prishtina do të vëzhgohet nga kamerat- Komuna lidh kontratë në vlerë prej 412 mijë eurove

Gazeta10
27 December 2023 - 10:06

Prishtina pritet të vëzhgohet nga kamerat

Komuna e Prishtinë do të bëjë vendosjen e kamerave në disa pjesë të kryeqytetit.

Për këtë gjë, kjo Komunë ka përfunduar edhe aktivitetin e prokurimit, raporton Gazeta10.

Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës ka përzgjedh kompaninë që do të bëjë montimin e kamerave dhe për këtë gjë do të paguajë 412 mijë e 804 euro.

Ndërkaq, Komuna kishte parashikuar të shpenzojë trefishin e shumës që është kontraktuar kompania fituese, pra Komuna kishte ndarë 1 milion e 350 mijë euro.

Kontrata me kompaninë fituese do të jetë në kohëzgjatje prej 3 vitesh. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.