Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Komuna e Fushë Kosovës gjobitet me 8 mijë euro, nuk lejoi qasjet në dokumentet publike

Gazeta10
27 December 2023 - 13:39

Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka gjobitur me 8 mijë euro Komunën e Fushë Kosovës, kjo për shkak se kjo komunë nuk ka lejuar qasjet në dokumentet publike.

Dy gjoba nga 3 mijë euro i janë shqiptuar për kufizimin dhe pamundësimin e realizimit të të drejtës për qasje në dokumente publike.

1 mijë iu shqiptuan për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike, ndërsa gjoba tjetër me të njëjtën shumë iu shqiptua për heshtje.

Mes tjerash në vendim shkruan se Komuna obligohet që shumën prej 4 mijë eurosh ta paguajë në afat prej 30 ditësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.