Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon takimi, Lajçak: Diskutuam për ecurinë e dialogut, nuk mund të japim më shumë detaje

Gazeta10
09 September 2022 - 12:28

Ka përfunduar takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dërguarit special të Bashkimit Europina për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe këshilltarëve të Scholz-it dhe Macronitit, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, raporton Gazeta10.

Miroslav Lajçak ka thënë se s’mund të jep detaje por se është diskutuar për ecurinë e dialogut.

“Kemi diskutuar për ecurinë e dialogut. Nuk mund të japim më shumë detaje sepse do të vazhdojmë takimin në Beograd”, ka thënë Lajçak.

Ky takim ka filluar para rreth një ore e 30 minutave.

Para pak ditësh, kancelari gjerman, Olaf Scholz si dhe presidenti francez Emanule Macron i janë drejtuar me nga një letër, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Krerët europian, para pak ditësh kishin njoftuar se krahas këshilltarëve të tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, në Kosovë dhe Serbi për vizitë do ta dërgojnë edhe të emëruarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.