Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjykata Supreme e Michigan-it e refuzon përpjekjen për ta hequr Trumpin nga zgjedhjet

Gazeta10
27 December 2023 - 16:01

Gjykata Supreme e Michigan-it ka refuzuar që të dëgjojë një apel nga votues që kishin kërkuar që ish-presidenti Donald Trump të diskualifikohej nga zgjedhjet paraprake presidenciale për shkak të rolit të tij në sulmin e vitit 2021 ndaj Capitol-it.

Ky vendim i mundëson miliarderit amerikan që të mbetet në fletën e votimit, raporton agjencia “Reuters”.

Votuesit kishin kërkuar që Trumpi të diskualifikohej sipas një dispozite në Kushtetutën e ShBA-së, e cila ua ndalon mbajtjen e pozitave publike personave që janë përfshirë në “kryengritje ose rebelim”, nëse ata më parë janë betuar për besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Gjykatës Supreme të Michigan-it është kontrast i vendimit të gjykatës më të lartë të Kolorados javën e kaluar për ta larguar Trumpin nga gara sipas dispozitës së njëjtë kushtetuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.