Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ancelotti mbetet te Reali

Gazeta10
28 December 2023 - 15:00

Trajneri Carlo Ancelotti do të jetë në krye të Real Madridit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

“Marca” ka njoftuar të enjten se Ancelotti së shpejti do të firmosë kontratë të re me skuadrën spanjolle, e cila do të zyrtarizohet muajin e ardhshëm.

Thuhet se presidenti i Realit, Florentino Perez është tejet i kënaqur me punën e Ancelottit, të cilit tashmë ia ka ofruar kontratën e re.

Ancelotti do të firmosë kontratë të re dyvjeçare dhe do të jetë trajner i Realit deri në verën e vitit 2026.

Tekniku italian u rikthye te Real Madridi në verën e vitit 2021, ndërsa kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.