
Pak ka lojtarë në të gjithë historinë e futbollit që kanë arritur të fitojnë të gjitha trofetë e mundshme.
I tillë është Julian Alvarez, i cili ka fituar të paktën një trofe në secilin kompeticion që ka luajtur deri më tani në karrierën e tij.
23-vjeçari ka 13 trofe të fituar që nga sezoni 17/18 me River Platen në Argjentinë.
Me Riverin, Alvarez ka fituar gjithçka në Argjentinë, duke filluar nga kampionati, Kupës së Argjentinës, Superkupës së Argjentinës e deri te Copa Libertadores.
Këto performanca me klubin e tij, iu ‘shpërblyen’ me një transferim në Evropë te Manchester City.
Gjysma e dytë e vitit 2022 ishte ende më e mirë për të në aspektin individual.
Në korrik nisi sezonin me Manchester Cityn, gjersa në dhjetor e përfundoi vitin si kampion bote me Argjentinën.
Një trofe që shumë e shumë lojtarë tjerë – që kanë luajtur e luajnë ende – e kanë ëndërr.
Mirëpo, sukseset për Alvarezin nuk u ndalën aty.
Argjentinasi vazhdoi të tregojë paraqitje të jashtëzakonshme me Cityn në Premier League, FA Cup e Ligë të Kampionëve, duke qenë një nga lojtarët kyç për skuadrën.
Fundi i sezonit ishte i pamagjinueshëm për të.
Fitoi së pari Premier League, mandej triumfoi në FA Cup e së fundmi, më 10 qershor fitoi edhe Ligën e Kampionëve.
Suksesin e sezonit të kaluar, Alvarez e barti edhe në sezonin e ri. Këtë sezon qëndron më mirë në aspektin e golave, gjersa ditëve të fundit fitoi edhe një trofe që i mungonte.
Në ndeshjen ndaj Fluminense, Manchester City fitoi 4-0, me Alvarezin që mori pjesë në shënimin e golave, kështu duke fituar Kupën e Botës për Klube.
Deri më tani në këtë kompeticion, Alvarez ka luajtur në 27 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola e ka dhuruar 9 asistime.