
Me rastin e Ditës së Veteranit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar përfaqësuesit e OVL-UÇK-së në selinë e tyre në Prishtinë.
Haradinaj ka uruar përfaqësuesit e kësaj organizate për lirimin nga Haga të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Ai ka vlerësuar se kjo është një ditë e veçantë.
“Urime edhe për kolegët që u erdhën, kjo ditë është e veçantë në krejt botën. Kemi rastet veçanta që sjellin mundin e familjeve së dëshmorëve, familjes Jashari, e plotë sakrificave tjera për liri”, ka deklaruar Haradinaj.
Dita e Veteranit të UÇK-së shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për çlirimin e Kosovës.