Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vdes aktori i njohur

Gazeta10
31 December 2023 - 14:11

Aktori britanik Tom Wilkinson, i njohur për filmat si The Full Monty, Shakespeare In Love dhe The Best Exotic Marigold Hotel, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC.

Wilkinson fitoi një çmim Bafta për “The Full Monty” të vitit 1997.

Ai mori gjashtë nominime për Bafta në total, si dhe dy nominime për Oscar, për “Michael Clayton” dhe “In The Bedroom”.

Ai gjithashtu u shfaq në “Hotel Grand Budapest” dhe “Girl with a Pearl Earring”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.