Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zeqiraj: Në fillim mendoja se kualifikohet Kosova e jo Shqipëria

Gazeta10
01 January 2024 - 18:10

Data 1 janar 2024 i përket emisionit “Kampionët Festive”.

Në këtë emision special të ftuar janë disa nga fytyrat më të njohura dhe më të suksesshme të vitit 2023.

Paneli është i përbërë nga: Bekim Isufi, Debatik Curri, Blerand Stavileci, Gramoz Vokrri, Enkelida Gegollaj, Dilara Gashi, Gen Zeqiraj dhe Aldona Kurtolli.

Gjatë diskutimit e sipër, Gen Zeqiraj (trajner fitnesi), tregoi mendimin e tij fillestar rreth kualifikimeve të Kosovës e Shqipërisë për “EURO 2024”.

Ai tha se shpresat e tij në fillim ishin te Kosova e jo te Shqipëria.

“Në fillim të kualifikimeve, që nga hedhja e shortit, mendimi im ishte se kualifikimin për në Gjermani do ta gjente Kosova e jo Shqipëria, shkaku i grupit më të lehtë” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.