Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

”Klubet e futbollit të Kosovës i’a kanë pa hajrin Ballkanit” – Gramoz Vokrri

Gazeta10
01 January 2024 - 19:03

Data 1 janar 2024 i përket emisionit “Kampionët Festive”.

Në këtë emision special të ftuar janë disa nga fytyrat më të njohura dhe më të suksesshme të vitit 2023.

Paneli është i përbërë nga: Bekim Isufi, Debatik Curri, Blerand Stavileci, Gramoz Vokrri, Enkelida Gegollaj, Dilara Gashi, Gen Zeqiraj dhe Aldona Kurtolli.

Gjatë diskutimit e sipër, Gramoz Vokrri tha se klubet e futbollit të Kosovës përfituan nga aventura e Ballkanit në Evropë.

“KLubet në futbollin e Kosovës përfituan nga Ballkani, pasi këta të fundit ia hapën dyert për në Evropë, ku në rast kualifikimi do të përballen me një short më të lehtë.” – tha ai.

Tutje, Vokrri tha se paraqitja e Ballkanit në Evropë është gjë e mirë edhe për kombëtaren e Kosovës.

“Edhe kombëtarja e Kosovës do t’ia sheh hajrin Ballkanit, pasi lojtarët e tij të rinj po luajnë në Evropë dhe po marrin përvojë, kështu duke qenë më të gatshëm për fanelën dardane” – përfundoi Vokrri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.