
Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë ka njoftuar se do ta mbyllë ambasadën e saj në Prishtinë.
Kjo do të ndodhë në vitin 2023, dhe marrëdhëniet diplomatike do të barten te një ambasadë më e afërt, transmeton Gazeta10.
Përveç Kosovës, Norvegjia do të mbyllë ambasadat e saj në Sllovaki, Shri Lankë dhe Madagaskar.
“Marrëdhëniet diplomatike të Norvegjisë me Kosovën, Madagaskarin, Sllovakinë dhe Sri Lankën do të trajtohen përmes marrëveshjeve alternative, për shembull përgjegjësia për këtë do t’i jepet një ambasade norvegjeze afër, ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për vendin në fjalë”, thuhet në njoftim./Gazeta10