Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jose Mourinho pranë rinovimit me Romën

Gazeta10
10 January 2024 - 17:56

Trajneri Jose Mourinho do të jetë në krye të skuadrës së Romës edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se Mourinho pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me ekipin italian.

Palët janë në negociata intensive dhe se marrëveshja pritet të finalizohet brenda këtij muaji.

Me kontratën e re Mourinho do të jetë në krye të Romës deri në vitin 2026 pasi kontrata aktuale i skadon në fund të këtij edicioni.

Mourinho është në edicionin e tij të tretë në krye të Romës, ekip të cilin e mori në vitin 2021.

Në edicionin e tij të parë ai e fitoi trofeun e Ligës së Konferencës, ndërsa në të dytin arriti deri në finale të Ligës së Evropës.

60-vjeçari deri më tani e ka drejtuar ekipin nga kryeqyteti italian në 136 ndeshje, prej të cilave ka arritur 68 fitore, 30 barazime dhe 38 humbje.

Roma gjendet në pozitën e tetë në tabelë në Serie A me 29 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.