
Zv/kryeministri Besnik Bislimi sot priti në takim një delegacion parlamentar nga Lituania.
Në këtë takim, u diskutua për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, në agjendën e integrimit evropian, ku pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, synohet të aplikojmë për anëtarësim në BE brenda këtij viti.
“Çështje tjetër me rëndësi ishte dhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ku u theksua nevoja për përfundimin e këtij procesi të gjatë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kosova është shtet i vogël, demokraci e re, me potencial të madh. Avancimi përmes shënimit më të lartë ndonjëherë të zbatimit të reformave dhe masave në agjendën evropiane, si në reformat në drejtësi, në luftimin e korrupsionit, në formalizimin e ekonomisë, në digjitalizim, në tërheqjen e investitorëve strategjikë e shumë fusha të tjera, është reflektuar dhe në përmirësimin historik të pozicionimit të Kosovës në renditjet botërore.”, thuhet në njoftim./Gazeta10