
Një përballje e madhe u zhvillua në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Eurobasket 2022, derisa Franca që udhëhiqte me 15 pikë përgjatë pjesës së parë të ndeshjes, pa një super Turqi të rikhtyer në çerek të tretë të ndeshjes [22-6].
Më pas, në çerekun e fundit turqit kishin mundësinë të fitonin ndeshjen, por Cedi Osman dështoi nga gjuajtjet e lira, e Franca nxorri barazimin për vazhdime, 77-77.
Përkundër se me pikët e Rudy Gobertit Franca mori avantazh 5-pikësh gjatë vazhdimeve, Turqia përsëri bëri afrim në rezultat, u afrua drejt fitores, por në sulmin e fundit dështoi të shutojë, derisa Furkan Korkmaz humbi topin, dhe në fund Franca fitojë 86-87.