Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dy prej 13 personave të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Kçiq në gjendje të rëndë

Gazeta10
13 January 2024 - 19:55

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot rreth orës 16:30 në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës me ç’rast 13 persona të një familjeje kanë pësuar lëndime.

Rastin për Gazeta10 e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.”, tha ai.

Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

Burime të “Mitropol” brenda Emergjencës së Spitalit në Mitrovicë bëjnë me dije se dy nga 13 familjarët e lënduar kanë pësuar lëndime më serioze./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.