
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka ndarë 20 mijë euro për familjen Brahimi nga fshati Kçiq në ndihmë pas shpërthimit të bombolës në shtëpinë e tyre.
Ai ju ka uruar sërish shërim të shpejtë personave të lënduar, raporton gazeta10.

“Të dashur qytetarë,
Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove.
Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka shkruar ai.
Mjekja kujdestare në Mjekim Intensiv, Agreta Gashi, ka folur për gjendjen e katër pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë pasi u lënduan rëndë nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq.
Ajo tha se është stabilizuar gjendja e tyre, mirëpo vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.
Gashi bëri të ditur se njëri nga pacientët, fëmijë rreth moshës 10 vjeçare, do të dërgohet në Suedi pasi është shtetase suedeze. /Gazeta10/.