Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani nga Reçaku: E vërteta gjithnjë do të triumfojë mbi propagandën serbe

Gazeta10
15 January 2024 - 15:51

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti e Kryekuvendarin Glauk Konjufca, të shoqëruar nga ish-amabsadori i OSBE, e dëshmitari krysor që ndërkombëtarizoi këtë krim William Walker, kanë vizituar Reçakun, në 25 vjetorin e masakrës.

Nga aty, Presidentja Osmani është shprehur se nuk do të mund të mohohet e vërteta se është kryer krim kundër njerëzimit nga regjimi gjenodicial i Millosheviqit.

Sipas Presidentes, e vërteta gjithnjë do të triumfojë mbi propagandën serbe.

Postimi i plotë:

Reçak.

Aty ku u dëgjua zëri i vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë e jehoi në tërë botën demokratike.

Aty ku asnjëherë nuk do të mund të mohohet e vërteta se është kryer krim kundër njerëzimit nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

E vërteta gjithnjë do të triumfojë mbi propagandën serbe. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.