Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një pjesëtar i Zonës Operative të Dukagjinit del si dëshmitar në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së: Thaçi ishte kryesori

Gazeta10
15 January 2024 - 17:23

Ka filluar dëshminë, dëshmitari i mbrojtur 01493 në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Shumica e dëshmisë së tij është e mbyllur, por në prezantimin që ia bëri prokurori Nathan Quick, tha se dëshmitari ka qenë pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit dhe do të flasë për strukturën dhe marrëdhënien mes UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Kosovës, FARK, të udhëhequra nga qeveria në ekzil.

Quick tha se dëshmitari ka deklaruar se personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.