Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykimi i Thaçit, Veselit dhe Selimit- Walker: Besoj shumë në drejtësi, por kjo nuk po ndodh në Hagë

Gazeta10
16 January 2024 - 12:36

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur i zhgënjyer me gjykimin që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë.

Walker në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, tha se beson shumë në drejtësi, por që sipas tij një gjë të tillë nuk po e sheh në Gjykatën Speciale.

“Unë besoj shumë në drejtësi, në ndarje të drejtësisë, në llogariedhënië për shkak të veprimeve, veçanërisht zyrtarët e lartë të qeverisë, por nuk më duket se kjo është çka po ndodhë në Hagë. Me këta njerëz që i njoh, nuk mund të them që jam mik i tyre, kam qenë kritik  madh i Hashim Thaçit kur ka qenë kryeministër dhe president.  Nuk kam qenë kritik i madh i Kadri Veseit, por i kam thënë disa fjalë të vështrira edhe atij. Jakup Krasniqin e kam njohur mjaft mirë, ka qenë njëfarë lloj si ndërlidhësi me UÇK- në kur përpiqeshim të kishim shkëmbin të burgorsurve apo lirim e gazetarëve”, tha Walker.

Sipas tij të njëjtit do të duhej të liroheshin me kusht.

“Unë besoj që këta njerëz që i njoh do të duhej të liroheshin me kaucion, me kusht apo sido që  quajnë atje në Hagë”, tha ndër të tjera Walker. /Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.