Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Apel prindërve: Mos i lini fëmijët vetëm në Parkun Rektreativ në Sllatinë!

Gazeta10
10 September 2022 - 21:05

Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë të Fushë-Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë prindërve vizitorë që të kenë kujdes dhe në asnjë mënyrë të mos i lejojnë fëmijët të vetëm ose pa mbikëqyrje të afërt.

Në një postim në Facebook, “Te Pishat” kanë treguar një rast që ka ndodhur të premten mbrëma, kur një prind ka shpëtuar vajzën e tij 8-vjeçare nga një keqtrajtim i mundshëm nga një person i panjohur.

“Ky person i panjohur ka shfrytëzuar kohën e mbrëmjes afër një makine të parkuar për t’u fshehur, dhe i ka bërë thirrje vajzës tetëvjeçare ‘a po vjen shëtisim në Pisha?’. Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit, me vrap ka shkuar dhe i ka treguar prindit se ‘një axhë më tha hajde shëtisim, por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babit”, thuhet në njoftimit e Parkut.

Më pas bëhet e ditur se prindi e ka kërkuar këtë person gjithandej nëpër pisha, por ka qenë e pamundur ta takojë.

Siç thuhet në njoftim, në këtë park pishat janë të dendura, ndriçim publik adekuat nuk ka e as kamera vëzhgimi dhe se mundësia për fshehja apo ikje është e madhe.

“Ky burrë është i moshës mesatare. Nuk kemi përshkrim më të detajuar, pasi pishat janë të dendura, ndriçim adekuat nuk ka, kamera vëzhgimi nuk ka dhe mundësia për fshehje dhe ikje është e madhe”, vijon reagimi i tyre.

Mes tjerash, “Te Pishat” ka apeluar te prindërit që për çdo dyshim të lajmërojnë organet kompetente.

Ndryshe, raportimet për rastet e keqtrajtimeve të fëmijëve janë rritur kohëve të fundit.

Ditë më parë është raportuar se një 11-vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë persona në Prishtinë.

Reklama

Kjo ngjarje nxiti reagime të mëdha në opinionin publik. Pati edhe protestë me moton “Mbroni vajzat dhe gratë”, ku morën pjesë mijëra njerëz. /Telegrafi/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.