Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lulëzim Hetemi tregon se a do të konkurroj më nëse shkarkohet nga peticioni

Gazeta10
17 January 2024 - 11:31

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi është i hapur të lëshojë rrugë në rast se përmbushet peticioni i nisur sot në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme lokale, kurdo që mbahen ato.

“Do të punojmë në bazë të ligjeve, s’e kemi problem atë, s’kemi ka shkojmë. Nëse mblidhet nënshkrimi i peticionit s’e kemi problem hiq, largohemi normal. Nuk besojë se do të konkurrojë më”, ka thënë Hetemi.

Ndryshe, sot në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq qytetarët e nacionalitetit serb kanë nisur nënshkrimin e peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar.

Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur në orën 09:00.

Në Mitrovicë të Veriut, peticioni po mbahet pasi asamblistët komunalë miratuan kërkesën e iniciatorit që mbledhja e nënshkrimeve të bëhet në sallën e sportit në këtë komunë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ndërsa në Leposaviq, sipas njërit nga iniciatorët e peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.