Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Agim Bahtiri viziton minatorët e lënduar të Trepçës pas shpërthimit të acidit sulfurik

Gazeta10
17 January 2024 - 16:50

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vizituar minatorët e Trepçës që u lënduan pas shpërthimit të acidit sulfurik brenda minierës.

Ai ka përsëritur se të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, por dy prej tyre, kanë lëndime më të rënda.

“Sipas njoftimeve të para nga stafi mjekësor të cilët i falënderoj shumë për profesionalizmin dhe angazhimim e tyre të mënjëhershëm, tetë nga të lënduarit janë në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërkohë që dy të tjerë janë me lëndime më të rënda, por që falë Zotit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë! Rrjedhimisht, pesë nga të lënduarit janë liruar për në shtëpi, ndërkohë që edhe shtatë të tjerë priten të lirohen gjatë ditës.” – ka thënë ai.

Bahtiri ka publikuar pamje edhe nga spitali, derisa iu uroj shërim të shpejtë minatorëve të Trepçës.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin se 12 minatorë të Minierës “Trepça” janë lënduar si pasojë e shpërthimit të acidit sulfurik brenda në minierë, mënjëherë mora rrugën për në Spitalin e Mitrovicës për të parë nga afër gjendjen e tyre.

Sipas njoftimeve të para nga stafi mjekësor të cilët i falënderoj shumë për profesionalizmin dhe angazhimim e tyre të mënjëhershëm, tetë nga të lënduarit janë në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërkohë që dy të tjerë janë me lëndime më të rënda, por që falë Zotit të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë!

Rrjedhimisht, pesë nga të lënduarit janë liruar për në shtëpi, ndërkohë që edhe shtatë të tjerë priten të lirohen gjatë ditës.

Rëndom, ky acid është përdorur për pastrimin e gypave të pompave, por që sot fatkeqësisht ka pasur një rrjedhje të acidit sulfurik nga bombola duke iu shkaktuar ngulfatje dhe më tej pasoja të tjera shëndetësore.

Lutemi çdoherë për shëndetin e minatorëve tanë, luanëve të nëntokës që rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar mirëqenien ekonomike të shtetit tonë!

AB

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.