
Analisti politik, Krenar Gashi ka thënë se koalicioni parazgjedhor mes AAK-së dhe Nismës do të jetë i pasuksesshëm.
Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10, Shala ka thënë se nuk beson që koalicioni AAK-Nisma do të kalojnë pragun.
“Edhe në zgjedhjet e kaluara me sa e di unë Fatmir Limaj kishte kërkuar që të bënte koalicioni parazgjedhor me AAK-në, por Ramush Haradinaj nuk ka dashur pasi ka qenë i sigurt që e kalon pragun. Ky koalicion nuk është keq për Fatmir Limajn, por për Ramush Haradinajnë është shenj që nuk i ka punët mirë dhe nuk është më i sigurt se mund ta kalojë pragun”, ka thënë Gashi, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se nga ky koalicion përfitojnë të dyja partitë si AAK ashtu edhe Nisma, pasi asnjëra nuk e ka të sigurt që mund ta kalojnë pragun zgjedhor.
“Madje as se bashku nuk besoj që mund ta kalojnë pragun zgjedhor”, ka thënë Gashi./Gazeta10/
Videon e plotë e gjeni me poshtë…