Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Humolli: Ibrahim Rugova ka qenë një president i dështuar, na ka dëmtuar

Gazeta10
18 January 2024 - 0:08

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka dëmtuar Kosovën.

Sipas tij, Rugova nuk ka arritur t’i vlerësojë drejtë raportet e Bashkësisë Ndërkombëtare në raport me kombin tonë.

“Për mendimin tim, Ibrahim Rugova ka qenë një president i dështuar politik. Nuk ka mundur t’i menaxhojë enegjitë e shtetit tonë, nuk ka mund t’i vlersojë drejtë raportet e Bashkësisë Ndërkombëtare në raport me kombin tonë. Ka dështuar historikisht, na ka dëmtuar që lufta jonë të jetë e organizuar me mirë, sepse mendoj që Serbina nuk do të kishte guxim të niste luftën në Kosovë, siç nuk ka guxuar të nis në Maqedoni”, ka thënë deputeti Humolli në emsionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në Kanal10.

Sipas tij, ana pozitive e krijimit të LDK-së dhe Rugovës është ndarja e popullit tonë në vitet e 90-ta prej pushtuesit serb./Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni në video me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.