
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli ka folur për qasjen e Albin Kurtit në raport me ndërkombëtaret.
Humolli ka thënë se Albin Kurti sa ishte në opozitë ka qenë goxha shumë kundër ndërkombëtareve, por sipas tij, Kurti ka gabuar në qasjen politike pasi është bërë kryeministër.
“Nuk ka bërë përpjekje as minimale të ndërtojë një platform të qartë në raport më bashkësinë ndërkombëtare. Ka hyrë mënjëherë në vijat politike të partive tjera politike dhe logjika e Vetëvendosjes si Qeveri kanë besuar se këta të tjerët nuk kanë ditur t’iu thonë ndërkombëtarever siç është dashtë. Kjo logjikë në kuptimin e të vepruarit politik është shumë naive”, ka thënë Humolli, në emsionin ‘Gallatë’ në Kanal10.
Ai ka thënë se Albin Kurti nuk ka pasur asnjë platform për të realizuar programin elektoral. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni në video me poshtë…