
Amerikanët po e kujtojnë 11 shtatorin me momente heshtjeje, lexime të emrave të viktimave, punë vullnetare dhe homazhe të tjera 21 vjet pas sulmit në tokën amerikane, ku u morën peng 4 avionë pasagjerësh të nisur nga Boston, Nju Jork dhe Uashington ku i përdorën ato si raketa gjigante për të sulmuar godina simbolike në SHBA, duke vrarë gati 3 mijë njerëz, shkruan Associated Press, tranmseton Gazeta10.
Komunitete të tjera anembanë vendit po e shënojnë ditën me vigjilje qirinjsh, shërbime ndërfetare dhe përkujtime të tjera. Disa amerikanë po bashkohen në projekte vullnetare në një ditë që njihet federalisht si Dita e Patriotëve dhe Dita Kombëtare e Shërbimit dhe Përkujtimit.
Mëngjesin e 2001 në orën 08:45 u sulmua Kulla Veriore e World Trade Center. Qindra vetë mbetën të vrarë në vend, e shumë të tjerë u bllokuan./Gazeta10.