Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Tronditen pasagjerët e një avioni, zbulojnë një gjarpër të gjallë në mes të fluturimit

Gazeta10
18 January 2024 - 14:45

Pasagjerët e avionit “AirAsia” në një udhëtim nga Bangkok në Phuket u tronditën kur zbuluan një gjarpër në avion.

Prania e zvarranikut bëri që disa pasagjerë të largoheshin nga sediljet që ishin afër gjarprit, ndërsa të tjerët nxorrën menjëherë celularët që ta filmonin rastin e pazakontë.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri nga anëtarët e ekuipazhit përdori një shishe boshe për të futur gjarprin në një qese të madhe.

Akoma nuk është e qartë se si gjarpri përfundoi brenda avionit.

Gjarpri u gjet teksa avioni po përgatitej të ulej në aeroportin e Phuket. Pasi avioni u ul, u kontrolluan të gjithë ambientet e brendshme të tij dhe sipas raportimeve, nuk u gjetën gjarprinj të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.