Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shtyhet ndeshja mes Mainzit e Union Berlinit

Gazeta10
18 January 2024 - 16:20

Një ndeshje e Bundesligës e planifikuar të luhet të premten mes Mainzit dhe Union Berlinit është shtyrë për shkak të akullit në stadium.

Këtë e konfirmoi të enjten skuadra e Mainzit dhe liga gjermane. Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar telashe të shumta në pjesë të mëdha të Gjermanisë.

Mainzi tha se ka shqetësime për “rreziqet e sigurisë për spektatorët” për shkak të sasive të mëdha të akullit në tribunat në stadiumin “MEWA Arena”.

Ende nuk është caktuar një datë e re për ndeshjen. Kjo është ndeshja e dytë e Bundesligës këtë edicion që anulohet për shkak të borës dhe akullit.

Të dyja duelet e anuluara përfshinin Union Berlin. Ndeshja e Bayern Munichut me Union Berlinin u shty muajin e kaluar pasi bora e madhe shkaktoi probleme në Munich.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.