Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Talat Xhaferi më 28 janar votohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Gazeta10
22 January 2024 - 9:03

Në Maqedoninë e Veriut, më 28 janar, parlamenti i këtij shteti, pritet të hedhë në votim formimin e qeverisë së drejtuar për herë të parë në historinë e vendit, nga një kryeministër shqiptar.

Kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është i propozuar për kryeministër teknik nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti në koalicion qeveritar me LSDM-në.

Kjo bazuar në marrëveshjen e koalicionit mes dy partive që në 100-ditëshin e fundit të mandatit qeverisës, kryeministri të jetë shqiptar.

Nga ana tjetër, VMRO, parti maqedonase në opozitë, deklaroi se do t’i propozojë ministrat dhe zëvendësministrat, por nuk do të votojë pro qeverisë me kryeministër Talat Xhaferin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.