
Gazetari Kushtrim Sadiku ka sjell detajet e fundit rreth punimeve në Konferencën e Bashkimit Evropia me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup.
Ai ka treguar disa nga mesazhet që janë dhënë në këtë Konferencë, duke thekusar atë të diplomatit amerikan O’Brien.
“Ka pas një kujdes të shtuar të liderëve në drejtim të mesazheve të deritanishme. Parimisht është mesazhi i James O’Brien i cili fton liderët e vendeve të rajonit që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin’, ka thënë Sadiku nga Shkupi, raporton gazeta10.
Sipas tij ka qenë vetëm një mesazh i kryeministrit të Kosovës i cili terthorazi e ka e akuzuar Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë.
“Nëse liritë për qarkullimin e mallrave shfrytezohen për sulme terroriste, atëherë për çfarë bashkëpunimi rajonal po flasim”, ka qenë mesazhi i Kurit brenda takimit sipas gazetarit Kushtrim Sadiku. /Gazeta10/
Videon e plotë për këtë çështje e gjeni me poshtë…