Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova dhe Shqipëria së shpejti me objekt për trajnimin e forcave të policisë

Gazeta10
23 January 2024 - 14:14

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri, raporton Gazeta10.

Ai bashkë me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, sot ishin në Vlorë për të ndarë një objekt për trajnime të përbashkëta të policisë.

“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, ka thënë Balla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.