
Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales së parë në Carabao Cup.
Chelsea do të mundohet që ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë kundër Middlesbrough.
Blutë e Londrës u mposhtën në sfidën e parë të zhvilluar para një jave 1:0.
Golin e vetëm në atë sfidë e kishte realizuar Hackney në minutën e 37-të.
E sonte, Chelsea para publikut të vetë do të mundohet ta bëj përmbysjen dhe të kalojë në finalen e Wembleyt.
Përballja mes Chelseat e Middlesbrough që zhvillohet sonte nis nga ora 21:00.
E gjysmëfinalja e dytë është mes Fulhamit e Liverpoolit të luhet nesër mbrëma.
Në ndeshjen e parë, fitore kishte realizuar Liverpooli 2:1.
Fitues në fuqi i Carabao Cup është Manchester United që në finale kishte triumfuar kundër Newcastle United 2:0.