Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KQZ pranon peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut

Gazeta10
23 January 2024 - 17:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka pranuar peticionin për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri dhe se bazuar në legjislacionin në fuqi do t`i verifikojë nënshkrimet.

Këtë për televizionin publik e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili ka deklaruar se KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi do të verifikojë listën e nënshkrimeve.

“Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, ka thënë Elezi.

Nënshkrime për shkaktim të kryetarëve janë mbledhur edhe në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Afati i mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut e Zubin-Potok ka përfunduar më 22 janar, ndërsa në Zveçan do të përfundojë më 27 janar.

Për të qenë peticioni i suksesshëm, duhen nënshkrimet e së paku 20 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.