Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

S’ka dënim mbi 10 vjet për të miturit në Kosovë, flasin nga Ministria e Drejtësisë

Gazeta10
23 January 2024 - 19:10

Reagime të shumta ka ngjallur vrasja e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë, nga dy të dyshuarit që janë të mitur.

Nga dy të miturit ,i ndjeri së pari u godit me veturë, e pastaj u rrah për vdekje me shkop bejsbolli.

Mirëpo, sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, saktësisht nenit 35, pikës 2, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm.

Për shkak të dënimit të ulët, profile të ndryshme po kërkojnë rishikimin e dënimeve për të miturit në mënyrë që të parandalohen vrasje të tilla, raporton gazeta10.

Por, nga Ministria e Drejtësisë, kanë deklaruar për Kanal 10 se për këtë duhen bërë një varg konsultimesh dhe duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ndërkaq, ish-sekretari në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari, deklaron se në raste kur të miturit kryejnë vrasje të tilla, nuk duhet marrë me dënimin e tyre, por me forcimin e sistemit të edukimit./Gazeta10/

Me poshtë kronika e plotë për këtë çështje…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.