Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Ringjallja’ e Ballkanit të Hapur, Shala për Ramën: U çu jerëm

Gazeta10
23 January 2024 - 21:19

Duke folur rreth Ballkanit të Hapur, analisti Krenar Shala ka thënë se ky proces tashmë ka vdekur.

Ai ka thënë se Kosovës nuk i duhet asnjë gjë Ballkan i Hapur kur e kemi Procesin e Berlinit.

Sipas Shales, me Ballkanin e Hapur qëllimi i Serbisë ka qenë që ta sabotoj Kosovën, raporton gazeta10.

“Ne nuk i kemi mbyllur kufijtë pasi mallrat qarkullojnë. Nuk kemi mundësi tash ne që të sakrifikojmë gjithçka në emër që të përshpejtohet procesi për 5 minuta. Sa për 5 minuta nuk ja vlen me sakrifikua sovranitetin”, ka thënë Shala në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ‘u çu jerëm” dhe ende po flet për procesin e Ballkanit të Hapur.

 “A është qeky Rama që tha se do dalë nga Ballkani i Hapur?”, ka pyetur Shala. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.