Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çollaku: Ia propozoj Edi Ramës ta quajë Shqipërinë “Open Mini Ballkan”

Gazeta10
23 January 2024 - 21:34

Komentatori politik, Ardian Çollaku ka thënë se Ballkani i Hapur nuk mund të funksionoi më.

Sipas tij, largimi i Kosovës, Malit të Zi dhe Bonjës nga kjo iniciativë e ka bërë të vdekur Ballkanin e Hapur.

Këto komente analisti Çollaku i ka bërë në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10 e  ku po diskutohet rreth temës ‘A po ngjallet Ballkani i Hapur’, raporton gazeta10.

“Unë jam për çdo iniciativë, por mënyra sesi themelohet dhe si konstruktohet ajo këtu është problemi. Ti në të njëjtën kohë ke pas një proces paralel që që është procesi i Berlinit e që mbrapa tij qëndron Gjermania. Nga ana tjetër Ballkani i Hapur ka nisur me fillim me pas përplasje politike në raportet e kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, duke mos lë hapësirë për diskutim. Pastaj tash tri shtet me nuk marrin pjesë dhe janë kundër si Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja, kanë mbetur vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Unë ja kisha propozuar Edi Ramës që ta quaj ‘Open Mini Ballkan”, ka thënë Çollaku. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.