
Kombëtarja e Finlandës, aty ku bën pjesë edhe basketbollisti me prejardhje shqiptare, Edon Maxhuni, ka arritur të sigorojë çerekfinalen e Eurobasket 2022, shkruan Gazeta10.
Finlanda për të arritur në mesin e tetë Kombëtareve më të mira evropiane, mposhti Kroacinë me rezultat 94-86.
Edon Maxhuni ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Finlandës në këtë ndeshje, ku arriti të realizoj plot 16 pikë.
Në çerekfinale, Finlanda do të përballet me Spanjën. /Gazeta10/