Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Te unë dhe familja ime vepron edhe Kanuni”, ngritët aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt për kanosjen e presidentes Osmani

Gazeta10
24 January 2024 - 18:05

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kërcënim ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha Ulaj.

Dedaj e kishte konsideruar shkarkimin e tij nga pozita ‘hakmarrje politike‘, dhe e kishte përmendur kanunin ndaj presidentes Osmani.

“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, kishte thënë Dedaj në emisionin Frontal.

Pas kësaj deklarate të ish-ambasadorit, kabineti i presidentes kishte denoncuar Dedajn në organet e drejtësisë./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.