Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Copa e metalit të kullave binjake, përurohet në Kosovë

Gazeta10
11 September 2022 - 18:41

Raporti Gresa Bardhecaj/Kanal10

11 shtatori është përkujtuar ndryshe në qytetin e Pejës. Në këtë komunë është sjellë nga Amerika një copë e metalit e njërës nga kullat binjake të rrëzuara nga sulmet terroriste. Ajo u vendos në memorialin kushtuar kësaj date dhe është mundësuar nga “Rotary Club Peja”, shkruan Kanal10.

Sulmi dhe më pas rrëzimi i Kullave Binjake, është njëra ndër tragjeditë më të mëdha që kanë përjetuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht në këtë datë, për të kujtuar dhe për t’i dalë në mbështetje shtetit amerikan, në Kosovë erdhi një copë metali jo shumë e zakonshme.

Kjo pjesë e metalit u takon kullave binjake dhe është e vetmja e këtij lloji në Evropën Juglindore.

Rrugëtimin nga Amerika e deri në Kosovë e ka mundësuar klubi “Rotary Club Peja”, ndaj edhe ceremonia e zbulimit të memorialit të 11 shtatorit përket me datën e sulmeve terroriste.

Presidenti i “Rotary Club Peja” Arbër Asllani ka dhënë detaje si ka rrjedhur deri të sjellja dhe përurimi i saj në Pejë.

Edhe emri i memorialit “Kujtim e Miqësi”, shpërfaqë një lidhje të fortë mes kosovarëve dhe amerikanëve.

Skender Boshtrakaj president i klubit “Prishtina Neëborn” ka thënë se ky memorial ka një mesazh falënderimi për popullin amerikan.

Ideja e këtij memoriali është mbështetur nga niveli lokal dhe shumë biznese, ndërsa Elsa Group ka bërë donacion ndërtimin e gjithë memorialit. /Gazeta10

https://youtu.be/zHz9VVyNK-c

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.