Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva vazhdon

Gazeta10
11 September 2022 - 18:47

Greva në arsim ka hyrë në ditën e tetëmbëdhjetë. Institucionet e Sindikata e Arsimit ende nuk kanë arritur të pajtohen për ndërprerjen e grevës. Madje këta të fundit dhe mësimdhënësit janë kundër zëvendësimit të orëve gjatë vikendeve apo pushimeve verore, pasi sipas tyre nuk është dëshmuar si efektiv. Nga ana tjetër njohës të arsimit kanë bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje urgjente pasi javët e humbura kanë shkaktuar një dëm të pariparueshëm në zhvillimin akademik të nxënësve, shkruan Kanal10.

E hëna e 12 shtatorit do t’i gjejë sërish nxënësit jashtë bankave shkollore.

Megjithëse u dhanë sinjale për ndalje të grevës, palët negociuese qeveria dhe sindikatat nuk kanë arritur të gjejnë dakordësi, e pikëpyetje mbetet zëvendësimi i orëve të humbura.

Sindikata e Arsimit dhe mësimdhënësit kanë shprehur kundërshtimin për mbajtjen e orëve shtesë.

“kërkesa e prindërve është që orët e humbura të moszëvendësohen sepse përveç të shtunave, nuk ka ditë tjera për të zëvendësuar. Nuk kanë efekt zëvendësimi i orëve, këtë e ka vërtetuar dhe pandemia sepse as nuk ishte vullneti i fëmijëve dhe as vullneti i prindërve që orët e humbura të zëvendësohen”

“Edhe nëse zëvendësohen nuk do të ketë efekt, ashtu është edhe vendimi i prindërve sepse është ngarkesë për fëmijët nëse punohet edhe dita e gjashtë. Ne nuk duhet të rrimë këtu me ditë të tëra duke menduar që kemi me i zëvendësuar në të ardhmen por është kërkesë e mësimdhënësve, kolektivit tonë që të ndërpritet sa më parë dhe të fillojmë me punë”

Njohësit e arsimit kanë thënë se javët e humbura kanë shkaktuar një dëm të pariparueshëm në zhvillimin akademik të nxënësve.

“Orët mësimore edhe mund të zëvendësohet mirëpo ajo që na është dëshmuar neve nga e kaluara në asnjë moment orët mësimore të zëvendësuara nuk mund të zëvendësojnë si duhet në mënyrë të mirëfilltë mësimin e rregullt… Zëvendësimi i orëve qoftë vikendeve, qoftë gjatë pushimeve verore dhe pranverore nuk na është dëshmuar asnjëherë si efektiv”.

Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend.

Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim- ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave. /Gazeta10

https://youtu.be/zHz9VVyNK-c

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.