Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Qendrës për të moshuar, kap vlerën prej 2.5 milionë eurove

Gazeta10
26 January 2024 - 12:46

Kyeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe humanisti  Halil Kastrati sot kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar.

Kjo qendër do të ketë sipërfaqe prej 2700 metra katror dhe ndërtimi i saj pritet të kushtojë rreth 2.5 milionë euro, ku 2 milionë euro janë dhënë nga Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” dhe 530 mijë euro nga shteti.

Kryeministri Kurti ka thënë se për pleqtë duhet të kujdesemi si për fëmijët.“Jemi këtu me kryetarin Podujevës dhe me veprimtarinë e shquar sociale Halil Kastratin, që të vëmë gurë themelim e Qendrës Rezidenciale për të moshuar e cila do ta ketë sipërfaqen 2700 metra katror”, ka thënë ai.

Kurti ka njoftuar se kjo Qendër Rezidenciale për të moshuar do ta ketë parkun, do ta ketë fizioterapinë por gjithashtu do ta ketë edhe kujdesin primar shëndetësor”.“Do ta ketë edhe bujtinën andaj do të jetë moderne në çdo aspekt me kushte tejet të mira  për ata të moshuar të cilët do ta gëzojnë pleqërinë e tyre këtu me këtë rast e falënderoj Halil Kastratin e falënderoj Komunën e Podujevës dhe falënderojë të gjithë këta veprimtarë e personalitete që janë këtu me neve në këtë përurim sot”.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpjetim Bulliqaj, tha se në këtë qendër do të kenë mundësi që të marrin shërbime afër 100 të moshuar. /GAZET10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.