
Veterani i luftës,Avni Ajeti, i ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka folur për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, ku u dënuan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Fillimisht, jo në emrin tim personal me u dënu ata njerëz atje. Me keqardhje isha në shtëpi dhe e përcillja me kureshtje. Ishte një vendim që na shokoi të gjithëve, qytetarët e Kosovës, pjesëtarët e UÇK-së. Prandaj, nëse më lejohet, dua t’u bëj thirrje qytetarëve që me këtë dënim të kësaj gjykate të mos pajtohen”, ka thënë Ajeti.
Duke folur për njohjet e tij me ish-krerët e UÇK-së, Ajeti tha se Rexhep Selimin e ka njohur më herët, ndërsa me të tjerët ka komunikuar më vonë.
“Rexhep Selimin e kam njohur më herët, ndërsa me të tjerët më vonë, por komunikim më të gjatë nuk kemi pasur. Me Rexhën, normalisht, Rexha ka qenë në periudhën e vitit 1996. Lidhjet që janë krijuar me Zahir Pajazitin dhe Rexhën, lidhjet me grupin e Drenicës… dy-tri herë jam takuar me Rexhën”, ka deklaruar Ajeti.