Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku: Kurti s’është i interesuar për krijim të institucioneve stabile

Gazeta10
23 September 2026 - 21:49

Analisti Adrian Çollaku i ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë e shkuarjes së vendit sërish në zgjedhje.

Ai tha se nuk qëndron interpretimi se Albin Kurti po kërkon zgjedhje të reja.

“Mos të vijnë në studio me na thënë: Albin Kurti po don me zgjedhë e këta s’po dojnë. Jo, jo, s’është e vërtet.”, tha

Sipas tij, Kurti nuk po synon që vendit t’i krijohen institucione stabile.

“Albin Kurti nuk është ka don me i dhanë vendit institucione stabile. S’ki stabilitet me presidentin, ke shku në zgjedhje, tash prapë për shkak të presidentit shkon në zgjedhje”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.