
Pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, partia Guxo sot ka themeluar degën e saj në Podujevë.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryesuesja e kësaj partie, Donika Gërvalla e cila njoftoi se është zgjedhur edhe kryetari i kësaj dege në llap, Shuajb Blakçori, shkruan Gazeta10.
Postimi i plotë:
Ky është Shuajb Blakçori, kryetari i zgjedhur i degës së Partisë Guxo në Podujevë në një kuvend dinjitoz.
I vendosur, i mençur, energjik. Bindës në paraqitje, i urtë në fjalë, modest në sjellje.
Kryetarit dhe degës suksese në punën e tyre. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë.